Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Vendimi vjen pas kërkesës së 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të cilët kërkojnë pezullimin e procesit të 29 korrikut, për zgjedhjen e kreut të PD.
“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë.
Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar.”- tha Bardhi për Report Tv.