Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për një 36-vjeçar, banues në Kashar.

Sipas policisë, shtetasi A. H., 36 vjeç mrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në Kashar, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Rasti në hetim.