Gjatë seancës së kaluar, Enca Haxhiaj nuk foli para togave të zeza, ndërsa më herët është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë. Ky pretendim pritet të faktohet edhe me analiza laboratorike, nëse është apo jo përdoruese.

Këngëtarja u arrestua më 14 shtator. Nëse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg, për kultivim të lëndëve narkotike, pasi Kodi Penal ka mangësi dhe nuk ka ndarje sipas sasisë së kultivuar, duke sjellë për rrjedhojë që një i pandehur i gjetur fajtor, të dënohet nën të njëjtat kushte, si këngëtarja me 5 bimë, ashtu edhe një kultivues me parcela kanabisi.