Sa ishte Luizi brenda shtëpisë së “BBV” Jonin dhe Marion njohëm si shokët e tij të fëmijërisë, të cilët madje e surprizuan edhe brenda spektaklit.

Mirëpo e gjithë ajo tablo e lumtur e tre shokëve të ngushtë u përmbys, kur vetë fituesi i “BBV” deklaroi se në fakt me ata nuk flet prej dy vitesh.

Në lidhje me këtë deklaratë që trazoi ujërat, ka reaguar së fundmi Joni në mënyrë indirekt, por të kuptueshme. Ai ka postuar në Instagram-in e tij një fragment nga filmi shqiptar “Çifti i lumtur” ku thuhet: Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj.”

IMG 1479