Pasi i shau “plehra”, “banditë” dhe “terroristë” punonjësit e policisë para bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi i ka kërcënuar ata me heqjen nga puna kur të vijë në pushtet.
“Të nderuar policia e shtetit, mos harroni se bota rrotullohet dhe jeta është e gjatë.
PD me ardhjen e saj në krye të qeverisë dhe në pushtet do çojë para ligjit, një për një, të gjithë policët”, bërtiste Këlliçi sot para militantëve të mbledhur para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e Sali Berishës.