Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur sot ndjekësit në Facebook me lajmin e mirë të një dite më parë, atë të shpalljes zyrtarisht si pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s të “K’cimit të Tropojës”.

Rama tha se gjatë kësaj dekade janë shpëtuar, rilindur dhe promovuar vlerat e trashëgimisë që deri dje sipas tij ishin të braktisura nën pluhurin e harresës.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.