Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas takimit të këtij të fundit të zhvilluar sot në Kavajë.
Berisha e cilësoi Kavajën si “Meka e demokracisë”, ndërsa Gjekmarkaj me tone ironizuese shprehet se Meka është e shquar për çështje besimi, por me demokracinë ‘nuk i ka dhe aq mirë punët’.
REAGIMI:
Dëgjova sot Doktorin që duke lëvduar me të drejtë cilësitë e Kavajës e quajti atë “Meka e demokracisë”. Me sa di unë demokracia lindi per herë të parë në Athine e mund të thuhej “Kavaja Athina e Demokracisë” se Meka është e shquar për çështje besimi po me demokracinë sikur si ka patur e si ka punët edhe aq mirë!