Anëtari i opozitës në Këshillin e Mandateve, deputeti Gazment Bardhi, i është drejtuar me katër pyetje kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili ndodhet në seancë së bashku me prokuroren dhe Enkelejda Millonai.
Bardhi ka kërkuar të dijë nëse vila në Palasë që dyshohet të jetë në pronësi të Ahmetajt, ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe.
Ai ka pyetur nëse ndarja e çështjes është bërë për të mos hetuar personat e përfshirë si “grup i strukturuar kriminal”, si dhe nëse kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë nën hetim.
“Vila ne Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe? Pse është ndarë çëshjta? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?
A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?”, kanë qenë pyetjet e Bardhit.
Megjithatë Dumani dhe Millonai kanë refuzuar të përgjigjen duke thënë se nuk mund të japin të dhëna për çështje që përbëjnë sekret hetimor.