“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve para një jave vendosi të mos regjistrojë Lëvizjen BASHKË si parti në zgjedhjet e 14 Majit.
Dje KAS-i përsëri e rrëzoi kërkesën tonë për t’u regjistruar si parti politike. Ne do ta apelojmë këtë vendim të paligjshëm dhe të padrejtë në Kolegjin Zgjedhor, me shpresën që drita e arsyes do të depërtojë në mendjen e gjyqtarëve.
Të pushtetshmit e Shqipërisë po tregojnë se kanë frikë nga ata që thonë të vërtetën. Deri më sot ata nuk kanë patur përballë njerëz që i besojnë ato që thonë, por kanë pasur njerëz që thjeshtë duan të rrisin pazarin për t’u blerë.
Edi Rama dhe Erion Veliaj kur nuk i blejnë dot njerëzit, përpiqen t’i pengojnë me mënyra antikushtetuese.
Ne as nuk shitemi, as nuk blihemi dhe as nuk ndalemi!”, shkruan në faqen e fcb të kësaj Lëvizjeje aktivisti dhe kryetari i saj Arlind Qorri.