Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha. Ndërkohë nuk janë përjashtuar Sorina Koti dhe Albana Vokshi.

Ky vendim vjen pas kërkesës së një grupi deputetësh të PS, të cilët deklaruan se kërkonin marrjen e masës ndaj emrave të mësipërm, për shkak të situatës së krijuar në Kuvend seancën e shkuar.

Ndërsa ishte parashikuar që të ishte një seancë maratonë për të diskutuar buxhetin e 2024-ës, opozita bllokoi sërish punimet. Disa prej deputetëve ndezën tymuese pranë foltores dhe në tryezat e punës, ndërsa një prej tyre mori flakë.