Siç ishte paralajmëruar, seanca e sotme ka nisur me trazira.

Disa deputetë demokratë të grupimit Berisha-Bardhi janë futur në ambientet e Kuvendit dhe kanë kthyer përmbys disa nga karriget e ministrave dhe disa të tjera i zaptuan për t’u ulur vetë, duke mos lejuar kështu nisjen e seancës plenare.

Sipas opozitës, ky vendim vjen si pasojë e bllokimit që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.