Një kamion ka bllokuar rrugën në zonën te Sorkadhja në Llogora dhe për pasojë automjetet kanë më shumë se 20 minuta që qëndrojnë në radhë.

Aktualisht, pritet policia për hapjen e këtij aksi rrugor. Trafiku i rënduar në aksin rrugor të Llogorasë vjen pas mbylljes së tunelit, për shkak se aty do të vijojnë punimet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi mbylljen e Tunelit të Llogorasë, me qëllim mbylljen e të gjitha punimeve të cilat mbetën pezull, për shkak të sezonit veror.