Kandidatja presidenciale demokrate në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA dhe nënpresidentja aktuale Kamala Harris ka në plan të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington javën e ardhshme, njoftoi agjensia e lajmeve të mërkurën (18 shtator), duke cituar një burim të njohur me qëllimet e saj.
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga sulmet ruse në rajonin e Zaporizhia
Ndërkohë, një grua e moshuar u vra dhe dy gra të tjera u plagosën nga sulmet ruse në rajonin Zaporizhia të Ukrainës, tha të enjten, 19 shtator, guvernatori Ivan Fedorov.
Forcat ruse bombarduan rajonin me zjarr artilerie 161 herë në 24 orët e fundit, duke dëmtuar objektet e infrastrukturës dhe ndërtesat e banimit, tha guvernatori përmes Telegram.
Ndërkohë, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi, duke cituar gjeneralmajorin rus Apti Alaudinov, se forcat ruse kishin rimarrë dy fshatra, Nikolayevo-Darino dhe Darino, nga forcat ukrainase që i kishin pushtuar si pjesë e ofensivës së tyre muajin e kaluar në rajonin e Kurskut perëndimor./kohajuaj