Biznesmeni Gjergj Luca në ditën e ditëlindjes ka shkuar në varreza për të pastruar vendin, ndërsa ka takuar dhe një hoxhë të cilit i ka lënë një amanet.
Luca i ka kërkuar hoxhws që kur ta varrosin t’i lënë duart jashtë që të shohin horrat e mediave siç thotë ai që nuk ka marrë asgjë brenda.
”Kur të më vijë rradha mua, pash të madhin Zot kur të më fusni te vendi të lutem mi lini duart jashtë që të shohin horrat e tallavasë mediave që s kam marrë gjë aty brenda”, tha Luca.
Kujtojmë se Luca disa ditë më parë ngriti një padi për shpifjet në media që janë bërë ndaj tij. Ai është cilësuar si pjesëtar i një grupi kriminal, pastrues parash dhe një sërë akuzash të tjera.