Avokati Idajet Beqiri i ftuar në DritareTv foli për pasuritë që ka Ilir Meta.
Ai thotë që nuk ka vend që Ilir Meta nuk e ka shfrytëzuar për fitimet e tij.
Beiqiri shprehet që ish-presidenti ka shuma marramendëse në banka gjithashtu ka pallate, vila, resorte, sauna madje dhe gurore të cilave iu përdor gurin dhe mermerin.
“Në Qipro kanë llogari bankare të fuqishme, Ilir Meta atje ka bërë pastrim të parave. Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga qarqet serbe dhe ruse i kanë ardhur shumë të jashtëzakonshme dollarë euro.
Ilir Meta ka në bankat e Zvicrës miliona euro një pjesë të mirë të floririt që vodhi në Krrabë ai e ka depozituar në Zvicër. Kjo është e vërtetë unë i kam dhënë SPAK një dëshmitar okular të cilit i kanë shkuar njerëzit e Ilir Metës dhe i kanë thënë që të hapte një llogari bankare ku ai të merrte pjesën e tij dhe të depozitonte 500 milionë euro pasi ai ishte qytetar zvicerian dhe ishte i pajisur me letra.
Ai dëshmon që nuk e ka kryer këtë veprim pasi pyetja e parë që Zvicra do i bënte ishte se kush është burimi i këtyre parave. Ai është dëshmitar okular dhe tregon që ata u shkëputen nga ai pasi nuk pranoi.
Shtete e Bashkuara të Amerikës e dinë ku është kjo llogari dhe sa para ka brenda. Ilir Meta dhe Shkëlzen Berisha kanë llogari ilegale që nuk po i tregojnë dhe SPAK duhet t’i hetojë. Kanë shuma të jashtëzakonshme dhe i kanë të fshehura. Nuk i tregojnë këto banka dhe kur SPAK i ka kërkuar ata nuk ia kanë dhënë i kanë fshehur.
Ilir Meta nuk ka vend që nuk ka pasuri por edhe asete në Greqi, Zvicër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në San Marino. Asetet më të mëdha Ilir Meta i ka në Angli. Në Angli ai kishte një administrator të pasurisë tij ish-drejtorin e ujësjellësit të Tiranës që e kishte vendosur Ilir Meta e kishte si bankier në Londër dhe mbante valixhet me lekë të Ilir Metës jo vetëm mbante fëmijët të cilët studionin atje por administronte dhe asetet e ndryshme 51 asete të ndryshme të numëruara vetëm në Angli. Asete si hotel, bar, resort, sauna.
Që të mos binte në sy ai i ka shpërndarë disa tek njerëzit e tij që ti mbanin në emrin e tij edhe në vende të tjera. SPAK ka evidentuar gjithashtu edhe brenda vendit pallate, toka vilën në Gjirin e Lalzit. Ka pasuri në formën e SHPK-ve posaçërisht guroret e Shqipërisë që i merr dhe shfrytëzon jo vetëm gurin por edhe mermerin e tyre. Ka në Tiranë në Pogradec në Malin e Tomorrit dhe në malin e Zaloshnjës”, tha ai.