Juventusi fiton për herë të 15-të në histori Kupën e Italisë. “Zonja e Vjetër”, falë përvojës sa saj, mposhti 1-0 Atalantën në finalen e zhvilluar në “Olimpico”, duke e mbyllur sezonin me trofe.

Goli i sulmuesit Vlahovic që në minutën e katërt, vendosi këtë përballje të cilën Atalanta nuk mundi ta luante siç e kishte planifikuar, pasi bardhezinjtë, menjëherë pas shënimit të golit, u rreshtuan me disiplinë në mbrojtje, për të mos lejuar prekjen e rrjetës.

Nuk ndryshoi asgjë sa i përket rezultatit gjatë pjesës së dytë, edhe pse zikaltrit e Bergamos goditën shtyllën.

I pafat Vlahovic, të cilit për çështje centimetrash sistemi VAR i anuloi golin e dytë, por edhe Miretti, që u ndal nga traversa.

Triumfi në Kupën e Italisë mund të ndryshojë skenarët për të ardhmen e Allegrit, i kritikuar shpesh për sezonin e dobët të bardhezinjve në Serinë A.

Keqardhje në radhët e Atalantës për këtë humbje, por skuadra e Gasperinit ka një shans të artë për ta mbyllur sezonin me trofe, pasi do të luajë në finalen e Europa League-s përballë Bayer Levekusenit.