Kryeministri i vendit, Edi Rama në fund të fjalës në Kuvend tregoi se çfarë e ndanë atë nga opozita dhe cili është vizioni i tij për Shqipërisë.
Ai tha se detyra e tij kryesore dhje më e madhja është të drejtoje vendin, ndërkohe opozitë i kujtoi revolucionin e shumëartikuluar nëpër tumbimet.
“Këtu rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër: unë me punët e mia si kryeministër i Shqipërisë ju me revolucionin, tërheqjen zvarrë, baltosjen sime dhe atyre rreth meje, dhe baltosje së shqiptarisë, narko-shtet, fole e mafias më të rrezikshme planetare regjim komunist, fashist, gënjeshtra me bisht, lidhur bisht pas bishti deri te bishti i kalit të lirisë.
Ai kalë është vetmja qenie që meriton respektin tim në gërshetin e bishtave të revolucionit. Ju presim më 14 maj, për të na mundur më keq seç na keni mundur në këto nëntë muaj. Suksese në jetë”, tha Rama, ndërsa pas fjalimit u larguar nga seanca plenare.