Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se nuk ka asnjë arsye dhe pengesë ligjore, që kjo forcë politike të mos regjistrohet nga KQZ-ja për zgjedhjet lokale të 14 majhit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tabaku u shpreh se shpreson që ky debat të përfundojë sa më shpejt.
“Unë nuk shoh arsye ligjore që KQZ dhe komsisioneri të mos regjistrojnë PD-në. Unë nuk shoh pengesa ligjore që kjo të ndodhë. Por shpresoj shumë që ky debat të përfundojë sa më shpejt dhe duhet fokusuar tek oferta që duhet t’i japim njerëzve.
Duhet t’i flasim njerëzve me një ofertë konkrete reale për zgjedhjet lokale sesi Partia Demokratike do jetë ndryshe në zgjedhjet lokale”, theksoi ajo.