Kiara dhe Zhaklina janë përfshirë në një debat me tone të larta gjatë mbrëmjes së sotme. Pasi Zhaklina tha se Luizi insinuon se vajzat janë “të përdala”, Kiara ndërhyri dhe i kërkoi të mos i vë Luizit në gojë fjalë që nuk i ka thënë. Ajo kritikoi Zhaklinën për faktin që nuk i ka thënë asnjëherë një fjalë të mirë ndërsa opinionistja e quajti gënjeshtare.

'S'më the 1 herë jam vajzë e mirë', plas keq

Debati mes Kiarës dhe Zhaklinës:

Kiara: Më erdhi shumë keq që e dëgjova këtë fjalë nga Zhaklina, që vë në gojën e Luizit fjalë që ai nuk i ka thënë asnjëherë. Ka mundësi njerëz Luizi është në një lojë, se i bëri komplimenta një femre nuk do të thotë se është hiperseksualizim, nuk po e ofendon. Ai nuk urren njeri, nuk ka as mendime të këqija, ka një shpirt të bardhë dhe çdo gjë e bën në kuadër të lojës.

Zhaklina: Si ka mundësi që ti nuk mbron asnjë nga shoqet, banoret që ke ndjenjur 100 ditë. Është e çuditshme si ti Kiara nuk di ça është edukata, kultura, respekti.

Kiara: Ti nuk the një herë një fjalë të mirë për mua

Zhaklina: Unë s’të kam thënë fjalë të mira ty? Je dhe gënjeshtare

Kiara: Nuk e kam dëgjuar një herë prej teje të thuash Kiara je vajzë shumë e mirë, shumë e edukuar

'S'më the 1 herë jam vajzë e mirë', plas keq

Zhaklina: Puna ime nuk është të të jap ty fjalë të mira

Kiara: Po një herë moj Zhaku, një herë të ma bëje qejfin

Zhaklina: Unë nuk e di a je ti vajzë e mirë apo jo. Unë jap opinion mbi sjelljen tënde.

Arbana: Kiara ti mendon se Zhaklina nuk të ka mbrojtur asnjëherë?

'S'më the 1 herë jam vajzë e mirë', plas keq

Kiara: Unë kam dashur prej Zhaklinës kur më ka parë në situata të vështira, duke derdhur lot të thoje kjo është një lojë dhe ti je një vajzë shumë e mirë

Zhaklina: Moj Kiara unë nuk jam edukatore të të them je e mirë, je e keqe. Jam opinioniste. Dua të di meqë ishe shumë e dëshpëruar kur të futi i dashuri tek lavamani, ti po gënjeje aty?

Kiara: Nuk dua t’i kthehem asaj situate

Zhaklina: Ti po thua që po gënjeje…

Kiara: Unë e thashë ça kisha për të thënë

Arbri: Ajo ka 4 orë në telefon, ça i sjellin me mesazh, e thotë në studio

Kiara: Është e rëndë ajo që tha Zhaku mo Arbër. Çdo gjë ai e bën në kuadër të lojës

Zhaklina: Ty s’të bën përshtypje kur burri jot i thotë një vajze tjetër do të gjuaj me gurë, do të zhgarravis, do të përplas, ti je e përdalë, ti vjen nga një emision të përdalash

Arbri: Për punën e lavamanit ajo vetë u ankua dhe ne i dhamë të drejtë

Kiara: U ankova sepse doja të fitoja lojën

Zhaklina: Atëherë ti je gënjeshtare