Dje në mbrëmje Juventusi mori dënimin prej 10 pikësh për shkak të fitimeve kapitale. “La Gazzetta dello Sport” raporton së fundmi se UEFA vazhdon të kryejë hetimet e saj dhe dënimi pritet në qershor.
Për më tepër, dënimet për shkeljet e Fair Play Financiar mund të çojnë gjithashtu në përjashtim.
Të imagjinosh një Juventus jashtë kupave për vitin e ardhshëm nuk është e vështirë, nënvizoi e përditshmja italiane. Bardhezinjtë mund të kualifikohen për një nga kompeticionet europiane për të shlyer dënimin.