Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Efit dhe Kiarës. Efi i tha Kiarës se ajo është mashtruese, pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha.
Kjo e fundit u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i kërkoi asaj që inatin që ka me Luizin, të mos ia shfryjë më asaj. Kiara tha se Efi e hodhi atë poshtë vetëm me një debat që ndodhi mes tyre. Ajo shtoi se Efit nuk i ka bërë asgjë dhe se ajo po luan viktimën.
Efi u shpreh se ashtu siç e ka bërë ajo dhe Luizi të ndihen ashtu do ia kthejë edhe ajo. Luizi i cili po i ndiqte nga pak metra distancë, tha se kjo situatë krijohet për shkak të afrimit të finales.
Kiara: Luizit vazhdon i flet, se ke interes t’i flasësh.
Efi: Ti je mashtruese.
Kiara: Unë jam mashtruese, t’i çfarë je?
Efi: Çfarë bëra unë?
Kiara: Ti je gjithmonë ajo e drejta?
Efi: Për çfarë të gënjeva unë ty?
Kiara: Për çfarë të gënjeva unë ty? Unë ja shumë e zhgënjyer nga ti, këtu e tregon që nuk të është bërë asnjëherë vonë për mua.
Efi: Të fala një herë, nuk të fal herën e dytë unë.