Katër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Dorëzimi i dorëheqjes vjen 1 javë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi ‘rifreskim’ edhe në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në qarqet e tjera.

Dorëheqjen e kanë depozituar të katërt nënkryetarët Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili. Tashmë pritet zgjedhja e katër nënkryetarëve të rinj.