Kryeministri Edi Rama dhe homologu hungarez, Viktor Orban, kanë zhvilluar një deklaratë për mediat, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Budapest.
Orban teksa zbuloi foksuin e diskutimeve në Komunitetit Politik Europian, tha se Europa ka nevojë për paqe dhe për këtë nuk mund të presë SHBA-të.
“Duam paqe në Europë, s’mund të presim SHBA”, tha Orban. Ndërkohë kryeministri Edi Rama përshëndeti punimet e këtij Samiti, duke thënë se ishte një forum i mirë për shkëmbim idesh.
Rama tha gjithashtu se Shqipëria do të punojë që të presë mbledhjen e radhës të këtij Samiti në Tiranë.
Shefi i ekzekutivit shtoi se ishte ‘tragjikisht optimist’ për të ardhmen e Shqipërisë, e cila sipas tij ishte në BE.
“Ky është një kryeqytet mjaft i bukur. Është privilegj ta bëjmë takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik europian në Tiranë. Putin zgjoi fort Bashkimin Europian. Në këtë forum, sëbashku me atë se çfarë po ndodh edhe me Komisionin Europian, me planin e ri të rritjes dhe integrimin… Ka një energji të veçantë dhe ka një gjë të veçantë që ndryshe nga forumet e tjera që kushdo thotë atë që mendon dhe pastaj mbaron, ky është një vend shumë i mirë për shkëmbim idesh.
Dua thjesht të them se ne besojmë dhe falenderuam bashkërisht Presidentin Macron, sepse ideja e tij për të nxitur një format të tillë, për kërkimin e përhershëm për paqe, është diçka që vërtet që ishte destinuar të ishte e dobishme. Të punojmë për krijimin e një lloj sekretariati, që do të punojë për strukturimin më të mirë të punës së dy forumeve.
Në këtë Europë 500 milionëshe ka mënyra të ndryshme të të menduarit, por është një numër që të bën të mendosh se sa shumë gjëra mund të bëjmë ndryshe. Këto janë mendimet e mia. Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është padyshim në Europë. Dhe na është hapur një derë edhe me Presidencën Hungareze që i ka shtyrë gjërat shumë fort. Kemi gjithmonë e më pak argumenta që të themi se një BE me 2 kufij, të jashtëm e të brendshëm, është normale”, është shprehur Rama.