Izraeli nisi sot një sulm të ri ndaj centralit bërthamor Fordow, pas një breshërie raketash nga Irani që goditën objektet energjetike në qytetin e Ashdodit. Siç raportohet nga Reuters dhe Agjencia Franceze (AFP), sulmi iranian u krye në zonën Lakhish të Ashdodit.

Sipas informacioneve nga Agjencia Franceze, shpërthime të forta dëgjohen në veri të Teheranit, ndërsa agjencia ILNA vëren se ka një ndërprerje të energjisë elektrike pas sulmeve izraelite, ndërsa është goditur edhe ndërtesa e transmetuesit iranian.

Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve Fars, qyteti iranian Karaj u shënjestrua nga raketat izraelite. Centrali bërthamor Fordow u shënjestrua sot nga një sulm izraelit, tha zëdhënësi i Shërbimit të Menaxhimit të Krizave të provincës Qom në Iran, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Tasnim, një ditë pasi SHBA-të goditën të njëjtin objektiv.