Ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz, njoftoi sot se Banka Qendrore e Iranit është shpallur zyrtarisht “organizatë terroriste”.

Një ditë pas armëpushimit në luftën midis Iranit dhe Izraelit, zyra e Katz vuri në dukje se ministri kishte përfshirë bankën qendrore iraniane, si dhe banka të tjera në vend, në listën e “organizatave terroriste”.

Ky veprim është pjesë e “fushatës më të gjerë që Izraeli po zhvillon kundër Iranit”, sqaroi Ministria e Jashtme.

“Sapo kemi përfunduar një fazë të rëndësishme, por fushata kundër Iranit nuk ka mbaruar. Po fillojmë një kapitull të ri që mbështetet në përparimet e bëra nga fushata aktuale”, theksoi të martën gjenerallejtënant i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir.