Analisti Frrok Çupi deklaroi se ndaj Sali Berishës ka akuza të tmerrshme dhe shtoi se dje atij iu pre bileta për në gjyq, pasi SPAK dërgoi për gjykim dosjen “Partizani”.

“Ti po ngjall të vdekurin. Kemi të bëjmë me përvjetor të çuditshëm, të veçantë. Kemi arritur në një pikë ku janë të lumtur të gjithë, edhe ata që janë duke shkaur në burg.

E patë Berishën, sot i është prerë bileta për në gjyq, ka akuza të tmerrshme, pas korrupsionit, janë vrasjet në seri, tradhtitë, janë gabime të llahtarshme të qeverisjes së keqe. Ai e tha, po të mos isha unë, nuk do kishte piramida, ligji 7501.

Këta nuk janë ligjëruar, nuk janë institucionalizuar. Kemi hyrë në procesin demokratik dhe tani PD e kuptoi që ka hyrë në atë rrugë, pa pyetur çfarë shteti, kushtetute do kemi. Nuk janë bërë pyetje. Edhe vetë statusi i PD është kopjuar nga statusi i Partisë së Punës. Është kopjuar në shtëpinë e Gramoz Pashkos.

E krijuam liri, demokraci, por pa ligj. Nuk u tha kurrë se dmeorkacia do ketë ligj dhe rregulla. Ne nuk u morëm me ligjin. Ne kemi ardhur hap pas hapi, si i verbëri që prek me dorë dhe bën një hap përpara. Kemi ardhur nëpër turma”, tha Çupi në emisionin “Real Story” në ABC News.