Tomas Brolin është një nga futbollistët më të mirë nordikë në historinë e futbollit. Sulmuesi ka dalë i katërti në votimet e Topit të Artë 1994, si dhe ka luajtur me Parmën në Itali dhe Leeds në Angli.
Ai u tërhoq nga futbolli kur ishte vetëm 28 vjeç, por nuk është penduar për këtë:
“Të gjithë thonë se 28 vjeç je shumë i ri për të dalë në pension, por varet nga ajo që ke bërë në vitet e tua si futbollist. Unë kisha bërë shumë”.
Pasi u takua me shpikësin Goran Edlund, Brolin vendosi të investojë në tregun e fshesave me korrent. Ai ka qenë gjithashtu një lojtar profesionist pokeri.