Dymbëdhjetë anëtarë të grupit neo-nazist “Werwolf Division” janë arrestuar sot nga policia në Bolonja.

Në të njëjtën kohë, janë kryer 13 bastisje në banesa private dhe akuzat e ngritura janë krijimi i një organizate me qëllim veprimtari terroriste, nxitje për kryerjen e veprave kriminale që synojnë diskriminimin racor, fetar dhe kombëtar dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni koordinohet nga Drejtoria Gjyqësore Kombëtare kundër Mafias dhe Terrorizmit.