Një ishull i izoluar në Greqi është bërë shumë i njohur për shkak të jetëgjatësisë së banorëve të tij, të cilët falenderojnë për këtë jetën pa stres dhe seksin në pleqëri.

Të gjithë ata që kërkojnë të zbulojnë “burimin e rinisë” nuk duhet të kërkojnë më larg se ishulli 99 milje katror i Ikarias në Greqi.

Sipas statistikave zyrtare, në këtë ishull 1 nga 3 banorët jeton më shumë se 90 vite. Por ishulli nuk është i famshëm vetëm për jetëgjatësinë, por edhe për shëndetin e mirë.

Ikarianët ndjekin një stil jetese krejtësisht ndryshe nga banorët e qyteteve të mëdha. Një studim nga universiteti i Mjekësisë së Athinës zbuloi se banorët në Ikaria konsumojnë shumë bishtaja, peshk dhe vetëm 5 herë në muaj mish.

Ata hanë perimet nga kopshtet e tyre pa pesticide dhe kanë një diet të ulët me sheqer, por të lartë me vaj ulliri. Ikarianët pinë 3 kafe në ditë dhe të paktën 2-4 gota verë.