Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç.

Policia bën me dije se ky i fundit dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Ai arrestin e  ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.