836 shezlonge dhe çadra janë sekuestruar nga policia e Durrësit pasi ishin vendosur në hapësira publike.
Sipas bluve, çadrat ishin pa leje, ndërkohë që janë proceduar në gjendje të lirë 4 administratorët që kishin zaptuar plazhin.
ky operacion do të zhvillohet edhe në plazhe të tjera, ndërkohë që policia i ka bërë apel të gjithë bizneseve, sidomos hoteleve që të lirojnë plazhet e zaptuara pa autorizimet përkatëse.