Një autobuz me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.
Ndërkohë policia dhe autoambulanca ndodhen në vendin e aksidentit.