Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët u pyet edhe për Genc Deromemajn ish-kryetarin e PD-së në Vlorë, i cili u zgjodh në krye të Kadastrës së qarkut Vlorë.
Berisha thotë se Deromemaj bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë.
Deromemaj para 10 ditësh i dërgoi mesazh Berishës se do largohej nga partia, por nuk i tha se do drejtoj kadastrën e Vlorës.
“Para 10 ditësh dërgoi një mesazh, më informoi se do largohet nga aktiviteti politik. Në fakt nuk ka patur aktivitet për arsye të veta. Është zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë, thelbin e lirisë e konsideroj si zgjedhje, ai ka bërë një zgjedhje. Ka marrë një post, që një demokrat nuk e merrte kurrë. Ai ka bërë zgjedhjen e tij.” – u shpreh Berisha.