Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, ka deklaruar se opozita ka dështuar dhe të justifikohesh vetëm me emrin e kryeministrit Edi Rama nuk është një zgjidhje
Sipa tij faji duhet gjetur te vetja dhe jo te kundërshtari. Elezi ka theksuar se përgjegjësit nisin nga lart poshtë, pra sa më lart piramidës të jesh aq më shumë përgjegjësi ke lidhur me gabimet.
“Kjo është një gjë e thjeshtë për kuptuar dhe e vështirë për t’u pranuar. Në ccfarë kuptimi? Në momentin e zgjedhjeve të 14 majit, ku opozita u ballafaqua me një rezultat të dobët, edhe përgjegjësit fillojnë nga lart, sa më lart në piramidën drejtuese të një koalicioni politik të jesh aq më pak mban përgjegjësi në një humbje.
Të justifikosh humbjen me idenë që Edi Rama manipulojë votat, nuk është e mjaftueshme dhe nëse ka ndodh lidershipi politik është i paaftë që menaxhojë fushata zgjedhore me sukses.
Tani e kanë kuptuar të gjithë zoti Mediu, zoti Dashamir Shehi duhet të fillojnë ta shikojnë problemin te vetja dhe jo te kundërshtari. Pra, në momentin që opozita dështon duhet t’i kthehet analizës dhe të nxjerr përgjegjësit lidershipi i forcave politike.
Kjo që artikulohet zoti Mediu është e saktë. Ajo çfarë është për t’u thënë është për t’u thënë, reagimi i gjithësecilit. Nuk mund të justifikohemi me faktin që partitë e vogla janë të tilla dhe duhet të rrinë aty”, tha Elezi në një lidhje me Skype për “Tirana Live” .