Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë që rrëzoi përdorimin si provë ne proceset gjyqësore penale, të bisedave të përfituara nga rrjetet e enkriptuara Encrochat dhe SkyECC.
I ftuar në studio, ish-gjyqtari i Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari, tha se edhe gjykatat shqiptare nuk duhet t’i marrin si prova në një proces penal mesazhet e SKY, pasi nuk janë prova me dokument, por një përgjim policor.
Ai shtoi se në momentin që sekuestrohet telefoni dhe kur gjenden mesazhet aty, kemi të bëjmë me një provë të dokumentuar.
Kur zbërthehen mesazhe në rrjete online të enkriptuara, atëherë ato konsiderohen si përgjime dhe jo si prova, sipas tij.
“Në debatin tonë me prokurorët, ka qenë debat profesional në lidhje me provat. Prokurori thotë që janë prova me dokument dhe këtë e ka mbështetur Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Shkallës së Lartë. Dhe tani të ta shpjegoj çfarë është provë me dokument, Nëse ne shkëmbejmë mesazhe me telefon dhe nëse kapet telefoni, ky nuk është më përgjim, pasi është kapur telefoni dhe jo në përgjim online të drejtpërdrejtë. Në Gjykatën e Lilës, ku baza ka qenë procedura dhe ashtu siç vendosi Gjykata Europiane, këto janë përgjime. Ne ende nuk kemi një gjytar të shprehur në lidhje me pretendimet e mbrotjes. Këto janë përgjime të bëra në mënyrë policore dhe nuk mund të përdoren në një proces penal”, tha Brahimllari.