Ish ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin la gjurmë në vendin tonë bashkë me ish ambasadorin Donal Lu, si dy forcat udhëheqëse dhe shtytëse të reformës në drejtësi.
Zonja Vlahutin pas largimit nga Shqipëria punoi në Komisionin Europian ndërsa tani i është bashkuar Fondin Marshall Gjerman.
Ajo është ndjekëse e vëmendshme e zhvillimeve në Shqipëri.
Në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ish shefja e BE në Tiranë analizon zhvillimet në vendin tonë, si shihet Shqipëria në korridoret e Brukselit përtej progres raporteve.
Jep një shpjegim të detajuar për kursin e ndryshuar të BE-s kur flitet për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit perëndimor.
MUHAMED VELIU: Ambasadore Vlahutin. Ju keni pesë vite larguar nga Shqipëria si kreu delegacionit të BE. A I keni ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe cila është pikëpamja juaj si vendi ynë po shkon?
AMBASADORJA ROMANA VLAHUTIN: Pesë vite që e kam lënë Shqipërinë dhe nëntë vite prej kohës kur mbërrita. Unë shikoj transformim. E lumtur të shikoja tre avionë që niseshin nga Vjena që të tre të mbushur plot. Shqipëria u kthye në një hit si destinacion turistik. Shikoj shumë ndryshime në Tiranë po jo vetëm. Isha në Gjirokastër dhe Shkodër i pashë këto qytete të mbushura me gjallëri. Kjo më bën mua të lumtur. Kur ju keni turistë kjo do të thotë është besim për vendin. Kjo është shumë e rëndësishme për pozicionimin e Shqipërisë sepse më shumë njerëz janë duke mësuar për Shqipërinë dhe kuptuar çfarë Shqipëria është. Sa e bukur dhe sa e mundur për të ndryshuar. Kjo më lumturon. Në frontin politik dua ti them se kam punuar me fokus Azinë e kështu nuk kam ndjekur në mënyrë skrupuloze çfarë ndodhte por jam e lumtur që po ecni drejt negociatave. Prej miqve dhe disa kolegëve më është treguar se kreu i ri i SPAK është duke bërë një punë të mirë. Më në fund fara e mbjellë e Reformës në Drejtësi disa vite më parë po bëhet realitet dhe po kthehet në diçka që njerëzit e shikojnë dhe ata mund të dëshmojnë se e gjitha ajo përpjekje ishte për një arsye të mirë.
MUHAMED VELIU: Në Tiranë mbahet Samiti Procesit të Berlinit. Çfarë rëndësie merr mbajtja e këtij samiti për herë të parë në një vend jo anëtar të BE-s?
AMBASADORJA ROMANA VLAHUTIN: Përsëri kemi të bëjmë me një shenjë besimi dhe një tjetër sinjali besueshmërie se Shqipëria ka mundësi por edhe në rajon të jetë një partnere e BE-s. Unë mendoj po ashtu se është e rëndësishme gjë në të cilën kam insistuar, se udhëheqësit e BE-s duhet të vinë e ta shikojnë me sytë e tyre në të kuptuarin se ne jemi një kontinent dhe çdo përpjekje duhet të ndërmerret për një integrim të plotë të BE-s. Është shumë e rëndësishme për ta të vinë e të shikojnë dhe të përfshihen në këtë vend.
MUHAMED VELIU: Tani ju jeni duke punuar në Bruksel për Fondin Marshall Gjerman. A mund të na tregoni cilat janë përpjekjet tuaja për ta integruan Ballkanin në projektet e këtij fondi?
AMBASADORJA ROMANA VLAHUTIN: Fondi Marshall Gjerman e ka selinë në Washington. Është një vazhdimësi e Fondit Marshall dhënë Europës nga SHBA në fund të luftës së dytë botërore. Unë atje punoj në një projekt të madh lidhur me infrastrukturën strategjike. Një element i rëndësishëm do të thaja për Shqipërinë dhe rajonin është tërësia në të integruarin në hapësirën evropiane në mënyrë të veçantë atë të infrastrukturës. Pasi infrastruktura si autostradat, hekurudhat, portet përfshi digjitalizimin, sjellin një rritje ekonomike të konsiderueshme.
Kjo bëj të jeni pjesë integrale e kontinentit. Nuk bën sens që rajoni të kthehet në një enklavë në mes të Evropës.
Dhe logjika ime në të punuarin në këtë projekt është se çfarë do lloj investimi nga BE-ja në rajon është një investim për vetveten. Le të marrim si shembull Korridorin Blu me pikënisje Kroacinë deri në Greqi. Korridori blu do të jetë i kollajshëm dhe i shkurtër.
Pra të investuarin në këtë është më shumë rëndësi dhe janë të pafund shembujt se të tilla investime sjellin rritje ekonomike deri në 70% të vendeve në zhvillim. Shpresoj se paketa ekonomike e anoncuar për investimet e BE-s do të fokusohen në të punuarin në drejtim të infrastrukturës.
MUHAMED VELIU: Çdo vit ne njihemi me progres raportin vjetor të Komisionit Europian. Por si një person e cila ka punuar brenda Komisionit Evropian, si shihet Shqipëria në korridoret e Brukselit?
AMBASADORJA ROMANA VLAHUTIN: Ju e dini tashmë shumë mirë kur flitet për Progres Raportet por sëfundimi nuk i kam ndjekur në mënyrë të detajuar por e di që është shënuar progres konstant kur flasim për Shqipërinë.
Nga ajo që unë shikoj dhe natyrisht tashmë jam më e lirë për të folur se sa kur kisha një detyrë. Unë mendoj se tani në rajon Shqipëria është në top listë.
Kjo për një sërë arsyesh. Ekzistojnë prova absolute se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme por natyrshëm mbet shumë për tu bërë dhe askush nuk e fsheh apo mohon këtë sikurse duhet të bëhet shumë edhe në vendet e tjera. Nuk e di nëse në këtë samit do të ketë fokus në atë që duhet të jetë esenciale për ta patur në vëmendje. Është aspekti demografik.
I gjithë rajoni është duke humbur të rinjtë. Dhe për mua ky është trendi më negativ. Ne duhet të bashkojmë mendimet tona e gjetur rrugë në krijimin e kushteve që ata të qëndrojnë këtu, të kenë prosperitet këtu apo të kthehen përsëri këtu.
E që kjo të ndodhë duhen plotësuar shumë gjëra. Këtu përfshi edhe Kroacinë vend që ka humbur gjysmë milioni qytetarë në 10-15 vitet e fundit. Kjo kërkon vëmendjen e të gjithë ne.
MUHAMED VELIU: Le të ndalemi tek procesi zgjerimit. Ne së fundmi kemi parë deklarime inkurajuese prej Charles Michel dhe komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi. Çfarë besoni se e ka bërë BE, të tregojë këtë vendosmëri të tanishme, e pa parë në shkuarën, sa i përket zgjerimit?
AMBASADORJA ROMANA VLAHUTIN: Sulmi Rusisë mbi Ukrainë e tronditi EVropën.
Unë mendoj se tani është kuptuar se duhet të mendojmë për Evropën në mënyrë e terma më strategjik. Unë mendoj se kjo është një gjë e mirë. Sikurse të kuptuarit se zgjerimi është një ushtrim politik, jo thjesht teknik.
Nuk është e shëndetshme të spekulojmë për datat. Unioni Evropian punon bazuar në dakortësinë e 27 vendeve. Është me rëndësi të kuptojmë se si do të evoluojë kjo. Ne jemi duke jetuar në kohë shumë komplekse për sa i përket sigurisë. Çfarë unë kuptoj është se zgjerimi do të shërbejë në konsolidimin e hapësirës evropiane.
Jam e sigurt se shumë përpjekje do të ketë në aspektin e sigurisë. Në atë që njihet si siguria e brendshme, siguria e kufijve. Shqipëri është një anëtare e NATO-s dhe ia bën pak më të lehtë por disa vende në rajon nuk janë.
Ne kemi parë tentativa në hapjen e një tjetër fronti tek fqinjët tanë. Fatmirësisht u parandalua dhe u ndalua. Elementi i dytë do të jetë një tentativë zgjerimi të shërbejë për rritje ekonomike. Megjithatë pasja e shteti ligjor mbetet një kusht i pandryshueshëm sepse ndryshe s’ka investime.
Ukraina do të jetë motori por për ta zgjidhur këtë do të jetë një detyrë shumë vështirë për Unionin Europian integrimi Ukrainës. Pavarësisht datave çfarë duhet arritur ka të bëjë se si ju e shikoni të ardhmen. Si duhet të qeveriseni? Si duhet të jetoni?
Çfarë jete kualitative doni të bëni?
Si doni të jetë administrata publike? E kjo duhet të ndodhë me apo pa Bashkimin Europian në sensin formal. Shqipëria ka shumë miq.
Kjo paraqitje dhe performanca në Këshillin e Sigurimit ka provuar se Shqipëria është një aleate dhe mike në të tilla kohëra si këto me sfida të mëdha sigurie të kesh një mik besnik është gjëja më e rëndësishme mbi të gjitha. Jam e lumtur për ardhjen time këtu sikurse jam e lumtur në atë që shikoj sikurse e di fare mirë se ka një volum të madh punë për tu bërë. Nga ku është origjina ime, nga ku unë jetoj tani, jetojmë në kohë me histori të vështirë plot ndryshime. Por besoj Evropa e ka atë instikt në të tentuarin e konsolidimit të vetvetes në një mënyrë madhore./ TCH