Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njëri nga 4 të vrarët në bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011 në një intervistë ekskluzive për Report Tv i kërkon SPAK të mos vonojë hetimet për të zbardhur zinxhirin e vrasjes së këtij krimi shtetëror.
“Kasetën e kishim ne dhe e dorëzuam në SPAK. Kaseta është 34 minuta. Janë bisedat që janë bërë mes komandës dhe ushtarët e gardës. Skenari ku do të vendosën e kur do të qëllojnë. I bëj thirrje SPAK të marrë masa të hetojnë sa më parë sepse provat veninet nëse nuk hetohen me shpejtësi. Thirrje SPAK të merren masa të hetohjnë sa më parë. Po të jetë burrë Berisha të thotë pse i vrau”, tha ai.
Kasetën me audiregjistrim 34 minutëshe të cilën familja e dispononte prej kohësh dhe tashmë ia ka dorëzuar SPAK e konsideron si mbretëresha e provës dhe zbulon cfarë ka
“Kjo është prova kryesore. Mbretëresha e provës. Është bërë vrasje me urdhër jo nga pakujdesia. Në kasetë dëgjohet të thotë: Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish. Ky është zëri i Ndrea Prendit. Pastaj i ka ndërprerë zjarrin dhe pasi është vrarë është larguar garda”, u shpreh Nika.
Në audioregjistrim është komunikimi që pretendohet të jetë zëri i Ndrea Prendit, në atë kohë Komandant i Gardës së Republikës, me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve.
Nga komunikimet rezulton gjithashtu se “Ndrea Prendi” u jep urdhër gardistëve të “hapin zjarr ushtarak sapo të kalohet gardhi” dmth të përdoren fishekë me plumba dhe jo më fishëkë manovra për të neutralizuar sulmuesit. Në komunikim Prendi sqaron se: “Ky është urdhëri”°. Tani i takon SPAK-ut, pas verifikimit të vërtetësisë së audioregjistrimit, të marrë në pyetje Ndrea Prendin për të mësuar se kush ja ka dhenë atij këtë urdhër vrasës.
Intervista u dha për gazetarin Nertil Agalliu në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ në Report tv.
Report Tv:Çfarë thuhet në atë audioregjistrim?
Mark Nika: Audioregjistrimin e kemi siguruar prej kohësh. Është regjistruar e gjithë veprimtaria e gardës më 21 janar. Veç të tjerave aty është regjistruar dhe urdhri që është dhënë për të qëlluar mbi demonstruesit në mish. Kasetën e kemi mbajtur prej kohësh dhe ia kemi dorëzuar SPAK që po kryen veprimet hetimore për të identifikuar plotësisht zërin e personit që ka urdhëruar vrasjen e qytetarëve të pafajshëm
Report Tv: Përveç asaj që thatë ‘godit në mish’ çfarë ka?
Mark Nika:“Është mbretëresha e provave në dosjen hetimore të SPAK. Sepse e zbërthen komplet cështjen se është vrasje shtetërore. Gjykata e Strasburgut dhe Gjykata e Lartë fshiu strukturat juridike që kanë qenë në shërbim të qeverisë Berisha. Gjykata e Lartë rrëzoi vendimet dhe është urdhëruar të bëhet kualifikim I ri I veprës e të gjenden autorët e vrasjes së Aleksit dhe të shokut.
Report Tv:A është provë e mjaftueshme në SPAK audiopërgjimi
Mark Nika: Për ne është provë. Aty është me zë e regjistruar kur është dhënë urdhri , mendohet nga komandanti i Gardës. SPAK do të bëjë ekspertimin për të përcaktuar zërin, I kujt është. Cështja në këtë fazë është shumë e thjeshtë për të identifikuar, e ish komandanti i Gardës të japë shpjegime se kush e urdhëroi për të, pasi ai vetë nuk mund të merrte vendime të tilla për të qëlluar në popull pa një urdhër apo mbështetje të kryeministrit të kohës.
Report Tv:A keni mesazh për SPAK?
Mark Nika: Janë shumë 14 vite. Provat veniten nëse nuk hetohen me shpejtësi. I bëjmë thirrje SPAK të marrë masa për të hetuar sa më shpejt. Do të thirren shumë dëshmitarë, duke nisur nga ish presidenti, ish prokurorja e përgjithshme, ish kryetari i opozitës të asaj kohe. Këto duan kohë për tu hetuar për të arritur në konkluzionin se është një krim shtetëror I kryer nga garda e Republikës me urdhër të shtetit
Report Tv: Përvec audioregjistrimit jeni përpjekur gjatë këtyre viteve apo muajve të fundit për ti dhënë një indicie tjetër SPAK për ta ndihmuar me prova të tjera?
Mark Nika: Po kemi bërë përpjekje. I kemi dhënë udhëzime SPAK për të sjellë persona që kanë dijeni për ngjarjen. Ka prova direkte dhe indirekte të cilat në këto rrethana marrin vlerën e provave direkte. Kuptohet që cështja është e vështirë për tu hetuar sepse ka kaluar një kohë e gjatë e mekanizmat e shtetit të Berishës kanë qnë në këmbë për ta fshehur ngjarjen për ta konsideruar si vrasje nga pakujdesia, sic e vendosi dhe gjykata e Lartë, por Strasburgu me vendim kërkoi që hetimi të bëhet për vrsaje shtetërore dhe jo nga pakujdesia
Report Tv:Ju keni dëgjuar audiopërgjimin, ndërsa janë publikuar vetëm pak sekonda. Cfarë ka në atë audiopërgjim?
Mark Nika: Audioregjistrimi, kaseta është 34 minuta. Janë bisedat që kanë bërë mes komandës dhe ushtarëve të gardës. Cfarë pozicioni do të qëndrojnë, kur do të qëllojnë, kur do të përdorin armët e zjarrit. Është një skenar që është bërë që nga fillimi derisa arritën në përfundimin për të qëlluar mbi qytetarët.
Report Tv:Përvec këtij urdhri që është publikuar cfarë ka tjetër
Mark Nika: Është ana teknike e veprimtarisë së saj. Masat që kanë marrë për tu mbrojtur nga ajo që në atë kohë e quajtën ‘grusht shteti’ por ishte e sajuar nga Berisha. Nuk ishte grusht shteti. Rasti i 4 qytetarëve të vrarë jashtë rrethimit. Është interesant se u hap zjarri në kohën kur u mbyll demonstrata.
Madje është thënë kështu: Bëni armët gati e kur të them unë qëlloni në mish! Është zëri i Andrea Prendit. Fill pas kësaj është qëlluar dhe janë vrarë qytetarët. Më pas kanë ndërprerë zjarrin dhe janë larguar garda. Pasi vrau. Është një urdhër I dhënë për disa sekonda.
Report Tv: Audiopërgjimi është 34 minuta. Më i rëndësishmi është urdhri?
Mark Nika: Po kjo është prova kryesore. Është mbretëresha e provës. E sqaron cështjen plotësisht. Është bërë vrasje me urdhër jo nga pakujdesia. Kjo është pse ne insistuam dhe për fat Strasburgu na përkrahu duke i kërkuar drejtësisë shqiptare ta hetojë deri në fund.
Report Tv: Në rast se do të thirreni në SPAK do të shkoni për të dhënë dëshmi të tjera?
Mark Nika: Patjetër. Jemi në dispozicion të drejtësisë. Kemi bërë të gjitha përpjekjet që SPAK ta merrte cështjen që në fillim por hezituan, ne nuk e dimë arsyen, por përfundimisht fituam gjyqin në Strasburg e gjykatën e Lartë. Nuk mundet asnjë organizëm I drejtësisë ta fshijë më këtë cështje. Ne jemi shumë optimist. SPAK është i paanshëm dhe pandikime politike. Janë shumë të saktë dhe nuk marrin urdhra politikë. Ne nuk kemi komunikuar me qeverinë për këtë punë, sepse drejtësinë nuk e kërkojmë nga qeveria por vetëm drejtësia. Ne besojmë shumë se do e cojnë cështjen deri në fund, edhe me ndihmën tonë. Të gjithë familjarët do të jenë në dispozicion të SPAK për të grumbulluar prova të tjera që cështjen e 21 janarit ta zbardhin.
Report Tv: Po prova të tjera ka?
Mark Nika: Janë prova indirekte si urdhrat, mohimet, mjekët e spitalit ushtarak, deklaratat e berishës, ish ministrit të brendshëm, ish presidentit që indirect provojnë që ata janë në dijeni të vrasjes dhe se këto janë bërë me urdhër. Po të ishte ndryshe nuk pushkatoheshin 4 vetë me plumb në kokë.
Prokuroria e asaj kohe ndoshta nga trysnia politike ka hezituar ta cojë hetimin deri në fund, jo se janë të pazot por se ishte e vështirë. Edhe sot është e vështirë. Bëhet trysni në televizor dhe nuk lejohen politikanë që hetimet të bëhen hetime të pavarura, megjithatë unë kam besim se Dumani që është dhe hetuesi I cështjes të riparojë të gjithë dëmet që janë bërë.
Report Tv: A ka dëshmitarë që atë ditë kanë qenë në vendine ngjarjes e mund të japin dëshmi në SPAK?
Mark Nika: Kemi shpresë. Është një gardist që është bërë kryetar bashkie në Burrel që ka dijeni mesiguri për ngjarjen, bisedat e urdhrin që është dhënë. Por cuditërisht ai është kryetar bashkie e nuk e kuptojmë pse nuk është thirrur nga SPAK, e nuk ka dhënë informacion që I shërben cështjes.se ai ishte në gardë e kaloi në forcat speciale
Report Tv: Po persona të tjerë dëshmitarë?
Mark Nika: Po. Ish prokurorja e përgjithshme. Ish presidenti që i ka shkuar në zyrë, ministri I brendshëm I ka kërkuar të bëjnë një lëshim si president. Ish drejtori I përgjithshëm I policisë, ish drejtori i policisë së Tiranës. Janë shumë persona që do të thirren nga SPAK e provat do të jenë të mjaftueshme për të vërtetuar se këto vrasje I kreu shteti. E shteti duhet ti kërkojë ndjesë familjarëve të të vrarëve, sepse janë 14 vite që vajtojnë në varre e kërkojnë dretjësi. Kjo ka rënduar shumë familjen e Aleksit. Ai është vrarë padrejtësisht. Ai është pushkatuar për ti futur frikën opozitës së kohës që të mos dilnin më ose për të mbajtur pushtetin Saliu. Ai po të jetë burrë duhet të flasë për këtë. Si, pse na vrau. Sa borxh i kishim. Pse na vrau ne e qytetarët e tjerë.
Bëri të gjitha përpjekjet që ta mbyllë cështjen ta konsiderojë vrasje pakujdesie, si gabim i gardës. Por ai të flasë. Të flasë dhe Lulzim Basha, që ka thënë se vrasjet janë legjitime si Berisha: tha do të vras dhe kryetarin e opozitës nëse afrohet, futet Brenda në rrethimin e kryeministrisë.
Unë mendoj se përgjegjës është Sali Berisha. Ai ka deklaruar vetë. Ka thënë që kam vrarë e do të vras përsëri. E fill pas ngjarjes ka thënë që vrasjet janë kryer nga opozita e nuk janë përdorur armët e shtetit. Fakti që ka bërë përpjekje që atëherë për të fshirë provat e njeh përgjegjësinë por këtë përgjegjësi duhet ta deklarojë publikisht. Se është prind dhe ai dhe si ka mundësi të heshtë dhe qeveria aktuale e të gjithë kanë heshtur për 21 janarin. Edhe Europa duhet tu kërkojë hesapë. Si mund të rrinë në politikë këto njerëz që vrasin qytetarët e vet e kërkojnë të bëhen pjesë të Europës. Duhet patjetër të zbardhë këtë cështje e Shqipëria të kërkojë anëtarësimin në BE. Si është e mundur të heshtet. Si mund të vritet njeriu në rrugë. Si mund të mbyllen dyert e qytetarëve shqiptarë. Se ne na rëndon shumë