Derbi i javës së 24 në Superligë mes Partizanit dhe Tiranës zhvillohet sot në “Air Albania” me fillim në 19:00.
Kryendeshja e futbollit shqiptar ka zgjuar interesin e tifozëve, teksa sipas kompanisë që merret me menaxhimin e biletave, deri tani janë shitur afro 10 mijë prej tyre.
Duke pasur parasysh që shumë sportdashës e lënë blerjen e biletës për në momentet e fundit, në impiantin modern të kryeqytetit priten mbi 13 mijë tifozë për një përballje të tillë.