Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë ekonomike të Holandës, paralajmëroi sot shërbimi i inteligjencës holandeze në vlerësimin vjetor të kërcënimit, duke shtuar se përfshinte spiunazh tregtar dhe investime sekrete.
Në lidhje me sulmin rus në Ukrainë, shërbimi i inteligjencës holandeze deklaroi se Rusia përfaqëson një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, raporton Reuters.
“Kompanitë kineze dhe institucionet arsimore janë ndonjëherë partnerë të vlerësuar të institucioneve holandeze. Në të njëjtën kohë, ky vend përfaqëson kërcënimin më të madh për sigurinë ekonomike holandeze,” tha agjencia.
Siç pretendoi shërbimi i inteligjencës, Kina përdor si investime legjitime, marrjen e korporatave dhe bashkëpunimin akademik, ashtu edhe spiunazhin e paligjshëm, të brendshëm, investime të fshehta dhe eksporte të paligjshme.
“Kompanitë holandeze, institucionet arsimore dhe shkencëtarët janë viktima të rregullta të kësaj”, tha agjencia.
Reuters raporton se objektivi kryesor është kompania gjysmëpërçuese ASML, e cila është e vendosur në qytetin jugor holandez të Veldhoven dhe është furnizuesi më i madh në botë i makinerive litografike, të cilat përdoren për prodhimin e çipave kompjuterikë. Kina është tregu i tretë më i madh për ASML.