Një burrë i infektuar me “Candida auris”, ose siç njihet ndryshe “kërpudha vrasëse” ndërroi jetë këtë të premte në një spital në Milano . Burri ishte infektuar në Greqi dhe prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin Sacco, ku u konfirmua dhe prezenca e kërpudhës vrasëse.

“Candida auris” është një kërpudhë e pikasur për herë të parë në vitin 2009 në Japoni dhe më pas u përhap në vende të ndryshme të botës.

Infeksionet e “Candida auris” zakonisht shoqërohen me djegie, vështirësi në gëlltitje, dhimbje trupi, ethe dhe lodhje.

Duhet të theksohet se lëkura dhe pjesët e tjera të trupit mund të kolonizohen edhe në mungesë të shenjave dhe simptomave.

Kërpudhat mund të transmetohen nëpërmjet kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara ose përmes kontaktit mes njerëzve të infektuar.