Sot në Postribë, militantë të foltores së Sali Berishës, kanë tentuar të prishin ceremoninë e përkujtimit që Bashkia e Shkodrës kishte përgatitur në nderim të viktimave të asaj që quhet “Kryengritja antikomuniste e Postribës”.

Kjo ka ndodhur pikërisht përpara se të niste ceremonia e foltores, e një militant i Berishës ka prishur kurorat pranë bashkisë.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe gazetari shkodran Taulant Kopliku, i cili në qëndrimet e tij është shpesh pranë opozitës. Ai e konsideron këtë akt vandal mjaft të rëndë.

Postimi i Koplikut

Per here te pare ne 3 dekada, nje kryebashkiak i majte i Shkodres, mbeshtet me burime njerezore dhe me pas i bashkohet me homazhe, perkujtimit te Levizjes Antikomuniste te Postribes. Pa nderhyre ne organizimin e aktivitetit, pa kerkuar protagonizem, por thjeshte duke e respektuar ate.

Nje gjest, teper i rendesishem, qe perkthehet, jo vetem si shterngim duarsh dhe ngritje urash me cdo krah politik, por mbi te gjitha si nje ndryshim kursi i se majtes ndaj evenimenteve te tilla simbolike, qe jane thirrje per kujtesen tone kolektive.

Sot, per here te pare dhe zyrtarisht, e majta njohu nje date te rendesishme te Shqiperise diktatoriale te Enver Hoxhes, te cilen e ka injoruar sistematikisht.

E mesuar te jete vazhdimisht prezente ne festa veterantesh te luftes, e majta, nepermjet nje kryebashkiaku pa kurrfare lidhje, as te larget e as te afert me nomenklaturen, beri nje levizje qe rihap dyert e nje diskutimi prej disa dekadash, ate te denimit publik te krimeve te komunizmit dhe njohjes se genocidit nga e majta parlamentare.

Ky gjest, ne dukje i vogel i tij, eshte nje mesazh i forte per te gjitha palet. Nje mesazh qe i jep nje tjeter dimension nje date te shenuar per popullin e asaj zone.

Per kete, pavaresisht budallait te radhes qe u shfaq duke shkulur kurorat, njelloj si hajdutet e varreve, pavaresisht edhe mjeshtrave te kronikes qe shohin lajm tek ky veprim, hapi perbashkues i Benet Becit, sot ne Postribe, meriton duartrokitje. Me se pari nga vete postribaket e ndeshkuar dhe neperkembur nga politika ne vite.