Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka quajtur bazën ajrore të NATO-s një nga investimet më të mëdha të aleancës në vendin tonë.

Gjatë ceremonisë së inagurimit, ministri Peleshi u shpreh se “është koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s, mbrojtësve të qiejve tanë në dekadën më të kërcënuar të historinë moderne të rajonit dhe mbarë Evropës”.

Peleshi shtoi se gjithçka pritet nga fronti i lindjes, ndaj duhet të jemi të përgatitur të mbrohemi.

“Gjithçka pritet nga fronti i lindjes dhe duhet të jemi të përgatitur të mbrohemi me të vetmen formulë fituese në tavolinë, bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona. Një nga investimet më madhore të NATO-s në Shqipëri. Ndenja e krenarisë është më se e dukshme.

Mbi këtë pistë miku i fundit ka fluturuar rreth 19 vite më parë. Është koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s, mbrojtësve të qiejve tanë në dekadën më të kërcënuar të historinë modern të rajonit dhe mbarë Evropës.

Do të shërbejë si baza kryesore për forcat tona ajrore, për të cilin investimi nuk do të reshtë deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mbrojtjes së popullit tonë dhe aleatëve tanë.

Ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund t’i japë vendeve fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë më parë. Jo më larg se dy vite më parë askush nga ne nuk e kishte menduar se Evropa do të përballej me një agresion të tillë të egër ndaj një populli i pafajshëm, siç po ndodh në Ukrainë.

Gjithçka pritet nga fronit i lindjes dhe duhet të jemi të përgatitur të mbrohemi me të vetmen formulë fituese në tavolinë, bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona”, u shpreh Peleshi.