Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët për sondazhet që po zhvillohen në disa televizione.

Ai tha se nuk është i shqetësuar fare, teksa akuzoi mediat se janë të financuara nga mafia.

“Sondazhet janë të financuara nga mafia. Ne kemi cdo ditë kandidatët në terren dhe do ta asgjesojmë sistemin monist” – tha Ilir Meta.

Kujtojmë se koalicioni i tij me Berishën, Dulen dhe Ndokën del humbës në të gjithë sondazhet që po zhvillohen prej muajit shkurt në vend.