Ilir Meta, ka reaguar nga burgu lidhur me protestën e mbajtur nga opozita ditën e sotme në Tiranë, duke e cilësuar si një ditë të jashtëzakonshme për shqiptarët.

“Një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.

Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën.

Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen!

Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, shkruan ai.