Kanë dalë detaje të reja mbi zjarrin që përshiu gjithë fshatin Kullolas në Gramsh, ku për pasojë humbi jetën dhe 80-vjeçari që kish vënë zjarrin.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se shkak për zjarrvënien është bërë një sherr mes 80-vjeçarit dhe fqinjit të tij. Nga inati që kishte akumuluar ndaj komshiut, 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës së tij, por pa marrë parasysh pasojat të cilat tashmë rezultojnë të jenë katastrofale.

Aktualisht në vendngjarje janë forca të shumta zjarrfikëse, forca të emergjencave civile dhe të FA, të cilat prej disa orësh janë në luftë me flakët të cilat opo u afrohen banesave

Ndëkrohë ministria embrojtjes dhe autoritetet lokale kanë bërë thirrje të avzhdueshme që banorët të largohen nga banesat, në mënyrë që pasojat mos jenë më tragjike se kaq.