Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës për të cilët është kërkuar përjashtimi nga ana e PS-së, pasi ndezën tymuese dhe flakë në seancën e 20 nentorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024.
Bëhet fjalë për deputetë; Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Sotina Koti.
Deputetët e Rithemelimit shkuan herët në sallën e seancave plenare dhe përmbysën karriget e tyre pranë foltores, ku ishin rreshtuar punonjësit e gardës.
Disa prej tyre ndezën tymuese pranë foltores dhe në tryezat e punës, ndërsa një prej tyre mori flakë.