Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, që akuzoi pak ditë më parë kolegët e tij të PD-së, se i kanë vjedhur votat, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

Kalaja, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun Durrës, ka paralajmëruar më herët se do t’i drejtohej SPAK me një kallëzim, nëse KQZ do t’i refuzonte kërkesën për hapjen e kutive të votimit.

Sipas tij, SPAK duhet të marrë në dorë procesin e sekuestrimit të kutive të votimit.