Deputetja ekuadoriane, Viviana Veloz ka denoncuar se ajo dhe këshilltari i saj kanë marrë kërcënime me vdekje nga mafia shqiptare.
Sipas mediave, deputetja ka thënë se qëllimi i këtij kërcënimi ka qenë për të ndaluar hetimet, për korrupsionin e dyshuar në qeveri, në kuadër të çështjes Encuentro si dhe parandalimi i raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.
Këtë situatë Veloz e bëri të ditur mëngjesin e së hënës, 20 shkurt, gjatë një seance virtuale të komisionit që heton këtë rast.
Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj dhe tha se të dielën i kanë lënë një shënim në automjetin e këshilltarit të saj, Christian González, me flamurin shqiptare dhe një fjalë shqip, që përkthyer në spanjisht do të thotë “i vdekur”. ”
Veloz raportoi se mori edhe mesazhe frikësuese në llogarinë e saj në Instagram. “Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzimet që sipas tyre duhet të ndje”, ka treguar ajo.
“Nëse pushteti politik nuk është bashkuar me mafien, atëherë pse po fillojnë të na kërcënojnë me vdekje? ”, pyeti ajo.
https://www.facebook.com/quiterio.palma.9/videos/1299854400573520/