Arturo Torró, biznesmen dhe ish-kryetar bashkie i Gandia-s në Spanjë, është gjetur i vdekur këtë të enjten në makinën e tij, ndërsa ishte qëlluar me një plumb.
Ai u gjet rreth orës 6 të mëngjesit në autostradën A-38, në territorin e Xeresa. Vrasja është raportuar nga gruaja e tij, të cilën ai e kishte telefonuar pak para ngjarjes.
Ai e kishte kontaktuar atë për të kërkuar ndihmë pasi kishte vënë re se gomat e makinës ishin shpuar.
Torró kishte një karrierë të gjatë si politikan dhe biznesmen në Spanjë. Ai kishte drejtuar bashkinë e Gandia-s për një mandat të vetëm nga viti 2011 deri në 2015, dhe ishte zëvendësuar nga Diana Morant, e cila aktualisht është ministre e Shkencës në Qeverinë e Spanjës.
Ai gjithashtu kishte qenë president i Partisë Popullore (PP) në Gandía nga 2010 deri në 2016. Pasi u largua si kryetar bashkie në vitin 2015, ai dha dorëheqjen si këshilltar dhe e la drejtimin e partisë në duar të kolegut të tij, Víctor Soler.
Në vitin 2023, Torró u dënua me tre vjet e gjysmë burg për shpërdorim të fondeve publike në rastin “Tele 7”, lidhur me dhënien e kontratave për shërbimet e komunikimit audiovisual nga bashkia e Gandia-s.