Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se janë zbuluar vrasësit e Don Boskos nga Policia e Shtetit.
I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se policia ka informacione dhe burime të sakta por është e vështirë që të lidhen provat, të cilat do të çojnë pas hekurave autorët që lanë të vdekur 58-vjeçaren Mimoza Paja dhe plagosën 6 të tjerë.
“Drejtori i Policisë së Shtetit për qarkun e Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë një informacion dhe ka thënë që policia ka informacione dhe burime të sakta se kush mund të qëndrojë pas kësaj por problemi dhe vështirësia e madhe qëndron si mund ta lidhem ne këtë përmes provave që ky person të shkojë dhe të përballet me organet e drejtësisë.
Policia i di të gjitha rivalitetet dhe grupet kriminale, i di lëvizjet e tyre por problemi qëndron te ata që janë në kërkim, policia e Shtetit i kërkon nga zona më të largëta të kryeqytetit ndërkohë që para disa kohës, njëri i shumëkërkuar është parë diku te e njëjta rrugë, në Don Bosko. Duhet të planifikosh, orientosh e planifikosh, ata mund të jenë kudo, në çdo moment”– tha eksperti Karamuço.